Barcelona “fluturon” në Spanjë, por mirë që është Pedri

Trajneri Ksavi Hernandez duhet të jetë i shqetësuar që ekipi i tij nuk po arrin të prodhojë lojën që ai dëshiron. Ish-mjeshtri i “tiki-takës”, që shkëlqeu në fushë bashkë me Mesin dhe Iniestën, vërtet po del fitues në stolin e Barcelonës, por më shumë duke shënuar “me pikatore” e duke mos pësuar gola. Katalanasit fituan 1-0 edhe këtë javë në La Ligë, në fushën e Gironës, në një sfidë që u bë e vështirë ngaqë nuk pati gol tjetër, ndërsa mediat spanjolle shkruajnë se “për Barçën mirë që është Pedri”, pasi fitorja u arrit me golin e mesfushorit. Ekipi i Ksavit bëri vetëm 5 gjuajtje gjithsej (6 vendasit), ndërsa vetëm 3 në kuadrat. Gjithsesi, katalanasit po i nderon mbrojtja që ka pësuar veç 6 gola në 18 ndeshje, diçka e jashtëzakonshme për këtë ekip.

Sfidanti.al