Abdikon ‘Princi i Montekarlos’; Nadal eliminohet në Mastersin e Monakos

Rafael Nadal detyrohet të zbresë nga froni i ‘Princit të Montekarlos’ në tenis. Spanjolli, kampioni në fuqi i Mastersit të Monakos u eliminua në gjysmëfinale duke humbur mundësinë për ta fituar këtë eveniment për herë të 12 në karrierë. Ishte italiani Fabio Fonjini ai që e mposhti mbretin e fushave me dhe, Nadal teksa zhvilloi praktikisht një ndeshje perfekte përballë tij.

Nadal mori kryesimin në setin e parë në 3-1 pasi e theu 2 herë kundërshtarin me shërbimin e tij. Italiani, edhe pse pati momentet e tij delikate sic ishte humbja e një pike për shkak të një peshqiri që u shfaq afër vijave të fushës për shkak të erës, arriti të kthejë situatën në favorin e tij dhe të fitojë setin e parë 6-4.

Në setin e dytë u pa një Nadal që nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe që po e vuante shumë lojën e kundërshtarit. Dhe në fakt, Fonjini me shumë lehtësi e coi këtë set në rezultatin 5-0. Në këtë pikë, Nadal shfaqi disi krenarinë e tij dhe fitoi dy game radhazi për ta cuar rezultatin në 5-2 me shpresën për të tentuar një përmbysje të rezultatit. Por Fonjini në game e 8 mbylli përfundimisht llogaritë duke fituar setin 6-2 dhe krejt ndeshjen 2-0 duke siguruar një vend për në finalen e Turneut Masters të Montekarlos ku përballë do të ketë Dushan Lajovic.

sfidanti.al