A mund të quhen vërtet “çapitje” të tilla? Trajneri i tij, Stiv Kerr, nuk është dakord me këtë, pasi Stefën Kërri shënoi gjashtë 3-pikësha në fitoren e Golden Stejtit ndaj Portlendit, 104-94 në NBA. Ylli me numrin 30 ishte 15 kosha prapa rekordmenit historik, Rej Alen, dhe duhej të thyente rekordin e koshave të tillë në një ndeshje të Klej Tompsonit (14) për t’ia dalë. Kjo nuk ndodhi, por trajneri Kerr nuk ka asnjë ankesë. “Kurrë më parë nuk ishin shënuar aq shumë tripikësha në një ndeshje, – tha ai, – për Stefin kjo ishte një mbrëmje e zakonshme, me 6 kosha, por unë nuk e di nëse i kam bërë ndonjëherë kaq në një ndeshje të vetme në karrierën time”. Tashmë, atij i duhen edhe 9 kosha të tillë për të barazuar Alenin, ndërsa Golden Stejti vazhdon të jetë skuadra më e mirë e NBA-së.
Sfidanti.al