Usain Bolt: Zemra më pikon, por unë do ta kthej medaljen time të artë!

Sprinteri xhamajkan, Usain Bolt, lidhur me heqjen atij, kohët e fndit, të medaljes së artë që ai fitoi në përbërje të ekipit përfaqësues të Xhamajkës në Lojrat Olimpike që janë zhvilluar para tetë vite e gjysmë në Pekin, për shkak të testit pozitiv të dopingut që iu konstatua njërit prej pjesëtarëve të këtij ekipi në stafetën 4×100 metra, Nesta Karter, deklaroi se ai është i pafajshëm, ashtu si edhe dy pjesëtarët e tjerë të ekipit të tij, Asafa Pauell dhe Majkëll Frejter që, gjithashtu, janë të detyruar që t’i kthejnë medaljet e tyre të arta.

“Zemra më pikon, jam shumë i hidhëruar dhe i zhgënjyer, por, për fat të keq, gjëra të tilla edhe ndodhin në jetë. Më kanë thënë se unë duhet që ta kthej medaljen e artë dhe unë kështu do të bëj”, i deklaroi, ditët e fundit, medias rekordmeni i botës në garat e shpejtësisë 100 m dhe 200, Usain Bolt. Në fakt, Komiteti Olimpik i Xhamajkës dhe këshilltarët juridikë të atletit xhamajkan, Nesta Karter, kanë paralajmëruar se do të paraqesin ankesat përkatëse, por, megjithatë, shanset që këto ankesa të merren parasysh, janë shumë të vogla. Vendi i parë dhe medaljet e arta në garën e stafetës 4×100 m në Lojrat Olimpike Verore të Pekinit, në këtë mënyrë, i kanë kaluar ekipit përfaqësues të Trinidad Tobagos që zuri, atëkohë, vendin e dytë, ndërsa medaljent e argjendta dhe të bronzit do t’u kalojnë ekipeve të Japonisë dhe të Brazilit.

Sfidanti.al