Futbollisti i ekipit suedez “Vasalund”, Peter Magnuson, i lidhi lidhëset lojtarit të ekipit kundërshtar, “Jurgorden”, Xhunior Zindoga, gjatë një ndeshje miqësore midis këtyre dy ekipeve, pasi ky i fundit nuk mund t’i lidhte vetë lidhëset, sepse i kishin ngrirë gishtat nga të ftohtit, bëri të ditur ish-pjesëtari i përfaqësueses së Holandës Mario Meljiot në akauntin e tij në Twitter. Ai shkruan se, në kushtet e një të ftohti të madh, Zindoga, që ka lindur në Zimbabve, megjithëse u përpoq shumë, nuk mund t’i lidhte dot lidhëset e këpucëve të veta, pasi nuk i funksiononin gishtat që i kishin ngrirë, kështu që mbrojtësi i ekipit kundërshtar, Magnuson, e ndihmoi atë.
Ndeshja përfundoi me rezulatin 2:0 në favor të “Jurgordenit”. Zindoga 18-vjeçar është bashkuar me ekipin suedez, gjatë janarit 2017. “Jurgordeni”, gjatë sezonit 2016, zuri vendin e 7-të në ligën më të lartë të Suedeisë. Në 30 ndeshjet e zhvilluara, kolektivi i këtij ekipi grumbulloi 43 pikë, pas 11 fitoreve, 10 barazimeve dhe nëntë humbjeve. “Vasalundi”, nga ana tjetër, bën pjesë në ligën e tretë të futbollit të Suedisë.
Sfidanti.al