Zbythet “i tmerrshmi” Komision i Disiplinës  para ..Tiranës!

I ranë pordhët Komisionit të Disiplinës apo vetë “pronarit” të futbollit  ! Rasti i Tiranës,  e cila  braktisi dy herë ndeshjet e kampionatit, duke u ngujuar në dhomën e zhveshjes në pushim, nuk paska të bëjë me rregulloren, por me arkën e FSHF-së. Tirana nuk dënohet me 3 pikët, siç pretendon Elbasani, por me 5 milion lekë gjobë! Më mirë para për FSHF-në.. se sa 3 pikë për Elbasanin!

Apo nuk kanë bërë edhe shpenzime me “Topin e Artë”  dhe, javët pas vitit të ri, do të dëshmojnë se gjobat do tw behen virale !  Po nëse Tiranës, t’ia shkrepi prapë, të   braktise fushën  edhe për herë të tretë ? Thonë se edhe ekipet e tjera kanë qejf ta imitojnë  modelin rebelues të Tiranës,që kur ndëshkohen me penallti qorre të mos dalin nga dhoma e “big-brother Superligës”. Po nuk ia mban se ato nuk kane leje …

E vështirë se mund ta bëjë ndonjë ekip  vezën e Tiranës!  Dukej sikur sistemi e kishte  marrë peng Tiranen dhe  po luante lojën e fatit me bardheblute , kurse tani na ndodhi që Tirana ka marrë peng “rregjizorin e filmit”. Ate  që e kishte paracaktuar të vritej në fund…

Sfidanti.al