Top- Hollivudi shqiptar, një përrallë italo-shqiptare me emrin Edgar Çani

Është një teatër i prakrahasueshëm me kampionatet e tjerë, jo vetëm për atë që ndodh në fushë me topin, më shumë per nga loja e fjalëve, duket si një burim përrallor që nuk shterron kurrë. Kujtoni delirin e Partizanit kur na prezantoi sulmuesin Çani, një sulmues ndryshe nga ai që njihnim, sepse rroga e tij do të ishte edhe më e madhe se të gjithë sulmuesve të Superligës.. bashkë. Kush qante akoma për largimin e “traktorit” Ekuban, ia fshinin lotët me kartmonedha dhe me gola, që do të vinin nga te gjitha anet. Ato ditë, kur Edgari preku barin e butë të përrallave , në klubin e kuq, kishte vunetare që morën letrën dhe kalemin për të numëruar golat.. Po kishte edhe ca që dyshonin per “malin me para” që na qenkan shpenzuar për Çanin, të cilet mernin një shuplakë italiane nga “baba” Moxhi kur pleqëronte: “ Ju shqiptarët mund të keni talent për të njohur të keqen, por jo të mirën..”

Golat e Çanit nuk erdhën kurrë, edhe pse shumë vetë i mbanin sytë nga porta dhe po fërkonin duart në pritje të mrekullisë. Siç pati ndodhur edhe me “yje” të tjerë, ku golat dhe paratë lulëzuan më shumë në gazeta, Çani ia mbathi ..për herë të dytë dhe te fundit, nga ata që flasin gjuhën e tij. Edhe golin e vetëm që la pas, nuk e bëri në fushë, por në një deklaratë që Partizani e fitoi falas, pa paguar asnjë kacidhe: “Tek Partizani nuk ka profesionalizëm..” Fjalë të arta dhe hidhshëm të vërteta, nga sulmuesi që skuqej kur shfaqej nëpër studio , sepse ku do të gjente një klub tjetër në hartë, që ta blinte aq shtrenjtë përrallën e tij…edhe pse me një këmbë.

Sfidanti.al