Tirana doli nga vetja, edhe arbitri Hamiti , edhe trajneri Shehi…

Sa do të kishim dashur që Tirana të mos humbiste në Durrës me Teutën, vetëm për inat të atyre që vinin “bastin e jetës” se bardheblutë do të humbisnin! Dhe Tirana, ajo që doli në fushë, nuk ishte Tirana. Pra, nuk ishte vetja., si ajo shprehja e famshme e arbitrit Jorgji. Edhe arbitri Hamiti kishte pirë “gjak luani” , s’ishte më vetja, por më trim se zakonisht, duke e shndërruar bilbilin në ..shpatë!

Sa shumë humbje për një ndeshje: humbi ndeshjen, më shumë humbi moralin, humbi dy nga lojtarët më me peshë për meritë të arbitrit Hamiti, Hasanin dhe Hilën. Tamam para Derbit , dhe në fund… ”humbi” dhe trajnerin Shehi, i cili ia mbathi nga mikrofoni dhe nuk u shfaq tek intervista pas ndeshjesh!
Kishte shumë për të thënë trajneri Orges Shehi, më i mirë i kampionatit, për ndeshjen “më të keqe të kampionatit” . Apo kishte frikë se mos e tradhëtonte vetja? Seç është përhapur një virus, sidomos në këtë sezon, shumë personazhe kanë dalë nga vetja , por nuk duhet ta pranojnë publikisht.

Njëri që e provoi, arbitri Enea Jorgji që guxoi e tha se tek “ndeshja e mëkatit” , Kukësi –Skënderbeu, nuk ishte vetja e tij, e pësoi dhe tani është kërkim te vetes. Më mirë ta kishte thënë se cili ishe në ato momente. Të gjithë e dimë se cili mësuar t’i fryjë bilbilit nga lart, siç po ndodh prapë, për të cilin “del nga vetja”, ka frikë të flasë edhe ekipi më i fortë i kampionatit, Tirana …

Sfidanti.al