Salah i jep fitoren Liverpulit, a mund të arrihet me të vërtetë Championsi?!

Ishte një gol i vetëm i sulmuesit egjiptian që siguroi tri pikët e radhës. Nuk dihet se çfarë do të kishte ndodhur këtë sezon nëse Liverpuli do të kishte pasur që në fillim këtë formë që po tregon tani, ndërsa mbërritja e zonës Champions duket tepër e vështirë. Të kuqtë e trajnerit Jurgen Klop fituan 1-0 ndaj Brentfordit në stadiumin “Anfild” me golin e Salahut që në 13’, duke arritur fitoren e 6-të radhazi. Tashmë, Liverpuli ka 62 pikë, duke qenë në vend të pestë dhe vetëm 1 pikë prapa Mançester Junajtidit, ndonëse “djajtë e kuq” kanë dy ndeshje më shumë për të luajtur.

Sfidanti.al