Ju ka bërë ndonjëherë vaki që një kabinë stadiumi, të duket si një “qeli futbolli” ? Ka ndodhur dje në stadiumin “Elbasan Arena” në ndeshjen e ekipit vendas Elbasani me Egantian. Kamerat të ofronin jo pa qëllim një pamje pikante: Një kabinë e tejmbushur me të dënuarit e Egantias, pas “Vaterlosë” së Komisionit te Disiplinës. Duke filluar nga trajneri Tetova e deri tek i fundit i stafit të tij e shikonin ndeshjen përtej xhamave të kabinës, duke uruar fatin që i lanë të hynin edhe në stadium…
Kur Egantia doli kampion për herë të parë, nga zyrat e “tempullit” u fabrikua një postulat i paharruar: “ Egantia është dy herë fituese sepse ishte më e forta në fushë, por edhe ekipi kampion për nga sjellja sportive”. Vajti, vajti ajo kohë, dhe Egantia nuk shikohet më si kampione, si një ekip që ka nevojë të bëjë “shkollën e edukimit” të nivelit Superior…
Si fillim Eganatia ka qepur gojën dhe nuk flet as para dhe as pas ndeshjes. Siç ndodhi dje me Elbasanin. Por në Rrogozhinë nuk e qepin dot, pasi kanë vënë një parrullë tejet ironike: “ Keni harruar pa dënuar dhe punëtorin e fushës…!”
Sfidanti.al

