Edhe kazaket ngjasojnë me ne, kur Kairati fitonte e ngrinin në qiell, sapo është mundur nga Skënderbeu kanë bërë gati shpatën e cila zbulohet me ane të titullit injorues ” Ekip i turpshëm për t’u parë”. Edhe pse kambanat kishin rënë qysh në ndeshjen e parë, ata pritën me nje durim të shtirur ndeshjen e kthimit, ku paskan shpresuar mrekullinë. Skënderbeu ka fituar me dy gola, duke mundur kundershtarin në fushë dhe atë tjetrin , më të vështirin, kundërsharin moral të cilët paralajmëronin se rruga e tyre në Europë është mbyllur. Kjo që bëri Skënderbeu ndaj Kairatit kazak nuk do të mbahet mend si ndonjë cudi e madhe në planin teknik, po ka një arsye tjeter që të imponohet. Sa më shumë kemi nxitur frikën se UEFA do ta dënojë përsëri dhe do ta syrgjynosë ekipin tonë, aq më thellë është futur në zemër të Europës, Skënderbeu, duke dëshmuar edhe njëherë se ka talentin të shfaqet edhe pa vese, madje me nur dhe me karakter,sidomos në momentet kur është në syrin e ciklonit.
Në të mirë dhe në të keq, futbolli liliput i Superligës , pasi ka qarë shumë për tradhëtitë e kampiones së disafishtë, Skënderbeut, tani ka rastin të krenohet me përfaqësuesin e saj, që del nga një derë e Europës dhe futet në tjetrën. Si për inat të atyre që nuk e duan në vendin e tij dhe më keq akoma, kundër atyre që kane marrë lupën për ta parë me zmadhim praninë e tyre në ndeshjet e Kontinentit. Duket si intrige paz e zakonte ne lojen me top kur shikon një të “dënuar” qe kerkon te rifitoje besimin sa hap e mbyll syte.
Sfidanti.al