Sa mirë kur të gjithë janë kundër Kamzës dhe janë gati t’i bëjnë gjëmën! Naim Qarri, presidenti i Kamzës,del kundër rrjedhës së presidentëve, thotë se nuk ka frikë nga policët që nuk janë më brënda në stadium, sepse frika më e madhe është tek arbitrat! Kjo deklaratë e e tij mund të mos kuptohet nga të gjithë, por, deshifrimi i saj është i kuptueshëm nga ata që dinë dhe kuptojnë se në këto momente, frika shkon deri në palcë prej arbitrave, punë e madhe se mungojnë policët. Fundja fundit, ç’kuptim do te kishte loja jonë pa dhunë! Presidenti Gjici, duke i shkuar më në thellësi kësaj teme, thotë me qesëndi se arbitri i ndeshjes Partizani me Flamurtarin shkoi deri aty sa dënoi me karton futbollistin e Famurtarit, Ribaj se “guxoi t’i shënonte Partizanit”.
Këto janë xhevaire të Superligës, aty ku tradhëtitë dhe dashuritë janë paketuara si në një fabrikë që trukon mallin. Kohë më parë, ankohej Partizani për flamën që vinte nga bilbili i arbitrave, ndërsa Kukësi kërcente vallen me muzikën e tyre. Tani, rrota e historisë, më shumë e interesit, është kthyer kokëposhtë…
Është muzikë që vjen nga lart , nga ata që e kanë kthyer në “biznes” luftën për titull, ndaj edhe ndërrohen rolet mu në mes të ditës. Dikush që i ka patur arbitrat me vete, nuk i ka më, madje i ka kundër, kurse dikush tjetër , si rasti magjistral i Partizanit, tregon se edhe viktima e viteve të fundit, ka ditën e madh të ..fatit! Pale kur kujton asgjësimet brenda natës, tipik ai i ish-arbitrit Jemini , tw cilin e “internuan” në maviolë me akuzën se ndihmoi Partizani! Qofshin bekuar ditët e sotme , Jeminët dhe sejmenët që ua shkulin dhe ua ngulin stemat e Fifa-s brenda natës, u kanë “operuar” zemrën për të ndryshuar ndjenjat ndaj ekipeve…
Sfidanti.al