Puthja e Silvinjos  ne Gjiblatar…  “samba e turpit “

Shikoni këtë foto që botohet,  vlen më shumë se edhe vetë ndeshja me Gjiblatarin. Trajneri Silvinjo përqafon Asanin , që shënoi nga pika e 11 metërshit, ku më e ndershme do të ishte të përqafonte arbitrin nga Uellsi që dha penalltinë..pa një pa dy. Në një ndeshje, ku frikshëm ngatërroheshin palët , s’merrej vesh se cila ishte Shqipëria e Silvinjos dhe cili ishte Gjiblatari, trajneri brazilian luan pjesen teatrale sikur  shpëtoi nga turpi. Ai qoftë, që dhuron një puthje plateale ne mes te krizes…

Pyetja që dominon një mori dyshimesh : si ka mundësi që Kombëtarja zbret kaq poshtë në nivel dhe Broja me shokët që luajnë nëpër Europë,  dëshmonin se nuk kanë vetëm probleme teknike, por më shumë edhe morale. Kjo që po ndodh me ekipin Kombëtar është një “tradhëti e radhës”, nën pektun e sloganit  mashtrues se ne vuajmë më shumë me ekipet e vogla.

Trajneri Silvinjo , engjelli qe na dergoi në parasje fillimisht , duket me i prerë të na çojë poshtë e më poshtë  .drejt ferrit! Kemi parë një nga Kombëtaret më mediokre, që ” investonte”  te mos e fitonte ndeshjen , nëse nuk do futej në aksion edhe vetë arbitri…

Sfidanti.al