Jemi gjunjëzuar fatit dhe po lutemi para ndeshjes së fundit në grup me Spanjën, që mrekullitë të vazhdojnë! Po a mund të lutesh për fat kur përballë do të kemi ata që katandisen me përmasa lilipute Italinë kampione të Europës! Apo qe shpuan me tri gola Kroacinë ! Çfarë do të ndodhë me Spanjën ? Një zot e di çfarë mund të presim nga “pronarët e topit”, nga ata që shkelin të “drejtat e njeriut” duke e lënë kundërshtarin të burgosur me ping-pongun e tyre…
Cila do të ishte “mrekullia” e radhës? Spanjollët bëjnë humor me ekipin e tyre duke e keshilluar : kujdes nga Shqipëria se ka një zakon që kërkon shqisa . Ata shënojnë pa filluar mirë ndeshja, me Italinë çështje sekondash dhe me Kroacinë punë minutash! Edhe kur bëjnë autogol, se ky Europian e ktheu në modë, Shqipëria e Silvinjos “ndryshoi” modën : Gjasula pas portës së tij , shënon edhe në portën e Kroacisë..
Nuk e dimë nëse quhet mrekulli apo jo, por edhe orakujt tanë, para ndeshjes me Spanjën, kanë heshtuar. Kur do të luanim me Italinë, presidenti na “dhuroi” fitore sterile 1-0 , kurse para ndeshjes me Spanjën nuk po pipëtin askush. Lutja kristiane është që spanjollet të vënë dorën në zemër dhe të mos e luajnë futbollin aq pa mëshirë si me Italinë…
Sfidanti.al