Sikur ta dinim tamam se ku jemi në futboll dhe ku po shkojmë, do të shpëtonim edhe nga disa budallëqe spektakolare. Para ndeshjes së Egnatias me ekipin islandez në Champions Ligë, si përherë kur shorti na hedhën në rrjetë “peshkun e artë” , me mburrje themi se do të luajmë me peshkatarët e Islandës! Po tani, pasi kemi ngrënë 5 gola nga “peshkatarët”, çfarë emri do t’i vëmë vetes?
Ilandezët nga natyra nuk flasin shumë, kurse ne nuk pushojmë dot se e kemi ..sport kombëtar të gënjejmë veten! “Peshkatarët” kanë bërë përmirësim të ndjeshëm në futboll, kurse ne , që tani s’jemi më as të tokes dhe as të detit, kemi bërë hapa të ndjeshëm prapa dhe …mrekullisht jemi krenar! Madje, në ndeshjen ku Egantia u mbyt duke “ngrënë misra “, sa herë që hidhnim rrjetën ..peshkonim nga një gol …!
Sfidanti.al