Po “mjeku i familjes”në Superligë, pse rekomandon.. harresën!

Sa fjalë të bukura dhe ndjellëse për ndeshjen e ardhshme me Vllazninë, ka formuluar  trajneri i Partizanit, Orges Shehi. Ishalla nuk e  harrojmë këtë frazë: “ Ndeshja me Vllazninë do të jetë betejë personaliteti”.  Sikur t’i vinim emër çdo ndeshjeje të fituar apo të humbur, me lavdi apo pa lavdi, ç‘emër do të meritonte humbja “misterioze” e Partizanit me Laçin. Kur?  Vetëm disa ditë më parë. Apo e harruam sepse na rekomandohet  nga “mjeku i familjes ” që humbjet i merr era, kurse fitoret i përkasin ..arkivës!

Pse një ndeshje e tillë, si ajo me Laçin, nuk paska lidhje me personalitetin? Sa do të donim ta pyesnim trajnerin Shehi, por rrezik se ai nuk e mban mend këtë histori.  Pse kjo ndeshja që vjen me Vllazninë, sikur kanë shtypur butonin,  ngritka stekën deri në..personalitet?

Madje nëse këtu tek ne nëse nuk do të ishin prishur “laboratoret  e studimit”,   ndeshja Partizani-Laçi do të kishte mbledhur kokë më kokë  gjithë “shkencëtarët” më të zot të Superligës, se si ndodh rëndom  që  “Davidi dhe Golia” brënda 45 minutave ndërrojnë vendet dhe golat duket sikur do t’i bëjë i madhi  ,.. në fakt shënon vetëm i vogli!

Sfidanti .al