Mbas largimit të Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit për te Juventusi, shumëkush mendoi se vendin e yllit kryesor në ekipin “mbretëror” do ta zinte Serhio Ramosi ose Garet Bejli ose Karim Benzema, por kampionati i fundit botëror që u zhvillua në Rusi, nxori një yll tjetër që, në fakt, ishte yll, por tani u bë edhe më i shndritshëm – Luka Modriç që shkëlqeu si asnjëherë tjetër.
Kykroat mbas paraqitjes fantastike në Botëror në Rusi, ku ekipi i tij përfaqësues i Kroacisë me të në krye fitoi vendin e dytë, duke u bërë nënkampion i botës, është tani futbollisti më popullor midis tifozëve të Realit të Madridit. Këtë e tregon edhe fakti se mbas viteve të gjata, kur bluza e Ronaldos shitej më shumë sesa e çdo lojtari tjetër të Realit, tani më shumë po shiten bluzat me emrin dhe numrin 10 të Luka Modriçit.
Sfidanti.al