Na ishte një herë Vllaznia që çuditi tërë dynjanë e Superligës, për të cilën thuhej se do të shpallej kampione edhe pse ndeshje kishte plot! Thonin se ishte dëshirë e dy “zotave”, atij sipër dhe atij poshtë, pra i politikës dhe i futbollit, që Shkodra më parë dhe pastaj Vllaznia, të rilindnin lumturinë…
Çfarë ka ndodhur që Vllaznia nuk fiton dot prej 5 ndeshjesh? Pse kaq shumë gjëra kanë ndryshuar!?Ekipi në fushë nuk e ka më vrullin e “amokut” si në javët e shfrenimit, shefat e qytetit nuk zbresin më tek dhomat e futbollistëve për të pozuar si kampion, kurse tifozët në stadium janë tretur kaq shumë , sikur të kenë gjetur një sport tjetër për t’u shpallur kampion..
Thonë e çfarë nuk thonë, sepse kampionati ynë është më shumë përrallë që tregohet se sa lojë që veprohet ! Thonë sikur në aktin e fundit, në ndeshjet e vërteta dhe jo ne keto gjasme , pra në Final 4, për herë të parë do të ndodhë një pabesi e padëgjuar : lojës do t’ia heqin lakun nga fyti dhe të fitojë kush të dojë! Ta provojmë një herë, le të prishet bota…
Sfidanti.al