Vllaznia, penalltia dhe… Balaj ! Në Shkodër flitet për një trekëndësh magjik, që nuk do t’i lërë në baltë as në ditën e madhe kur të luajnë finalen me Egnatian kampione. Sa herë që Balaj niset për të gjuajtur një penallti , shkodranët thonë se celulari i tyre në futboll i limiton valët deri në 11m. Dhe kjo ndeshja e fundit me Dinamon, u luajt tamam tek pika e bardhë.
Kur arbitri Hamiti dha penalltinë për Dinamon, atë që rezultoi se ishte sa për nxemje ( se më pas e anulloi), një tifoz shkodran nga shkallët e stadiumit paska thirrur: “ O Hamit, ke ngatërruar krahun, penalltitë janë tonat !” Dhe thirrja e tij sikur të ishte thirrja e profetit të topit, pasi arbitri Hamiti ia lëshoi dy penallti njëra pas tjetrës, këtë herë ne krahun e duhur, që për Dinamon dhe trajnerin Daja, të dyja bashkë mezi formonin njërën…
Sfidanti.al