Dikur, kur në stadium s’kishe ku të hidhje një kokër mollë, tregohej një anektodë me një tifoz, që kur i kishin kërkuar biletën tek portat e stadiumit u kishte thënë : “Jam nga ikuizicioni..!” Punonjësit kishin zgurdulluar sytë nga habia dhe nuk bënë xhap që ta ndalnin. Kishte thënë njëri nga punonjësit e biletave: “ Sa emër i frikshëm ishte , atje ku punonte. Më mirë që e futëm brenda, se sa ta linim jashtë..
Tani, më shumë se 50 vite më pas , kur stadiumet janë boshatisur me sukses, ka lindur anektoda e kohës. Tek portat e stadiumit “Air Albania” paska qënë një “tifoz special” që kur i kërkuan biletën ka thënë :
“ Jam nga SPAKU…”.
Punonjësi i biletave i kishte thënë : “ Oh sa mirë që erdhët se kemi kohë që ju presim..”
-Pse nuk ka tifozë në stadiume? Ku kanë shkuar.?.- vazhdon Spaku.
– I kanë larguar prej kohësh se nuk e kuptonin dot këtë lloj futbolli! – tha biletaxhiu.
– Po këta që janë në tribunë, si e kuptojnë?
-Janë të gjithë VIPA dhe vijnë rregullisht.. edhe pse e dinë sesa do të dalë ndeshja…
Sfidanti.al