Ylber Ramadani nuk i trembet Italisë

Mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani, i cili aktivizohet me skuadrën e Leçes në Serinë A, ka folur për Dazn pas ndeshjes ndaj Romës, e cila u mbyll në barazim 0-0. Këto janë fjalët e tij: “Më pëlqen kur marrim topin, gjithmonë dua të shkoj përpara për të shënuar gola”. “Ne filluam në dhjetë minutat e para pa ushtruar mirë presion, por më pas morëm kontrollin e lojës. Ndjeva se mund ta fitonim, ata patën dy raste, por ne mund të kishim rrëmbyer tri pike”. Si ndryshon mënyra se si luani me Blin? “Unë luaj edhe me Asllanin dhe Bajramin në kombëtare, me Blin kam më shumë besim në mbrojtje dhe jam i lirë të shkoj më përpara për të rikuperuar topin”. Ju mungojnë disa gola. “Po, sot doja të shënoja, por ata e shpëtuan”. Në Europian do të luani kundër Italisë me Shqipërinë tuaj. “Do të jetë një ndeshje e bukur për mua, luaj në Itali dhe Italia është një ekip i fortë, por ne hyjmë në fushë për të fituar”.

sfidanti.al