Lëvizja futbollistike thërret “ndihmë”, por Zotat nuk kanë veshë

Lajmi i perpara disa diteve ne shtypin e perditshem ishte : “Fillon kategoria e trete”. Ajo qe ndodh me kete kategori, por edhe me futbollin e moshave, tregon se levizja futbollistike eshte ne nje gjendje komplet ndryshe nga ç‘na trumpetohet e duan te na e shesin. Data e fillimit te kategorise se trete do te jete diku nga mesi i dhjetorit. Alarmante!Duhet te ishte zhvilluar faza e pare minimalisht, madje duhet te ishte duke u zhvilluar edhe ndonje aktivitet i ndermjetem per kete kategori. Nderkohe qe kampionatet per moshat e vogla nen 15 vjeç filluan ne mes te nentorit. Shume pak ndeshje, shume pak ekipe, shume pak njerez qe luajne topkemben. Ne te gjithe Shqiperine jane vetem 13000 vete qe luajne futboll ne te gjitha nivelet, nje shifer alarmante. Kane qene 28000 ne vitin 1988. Tregon per nje levizje e cila po mpaket, po tkurret, qe njerezit jane larguar nga futbolli i luajtur.

Nëse ka nje mision te federatave ne vendet e tyre respektive, eshte pikerisht te zhvillojne levizjen futbollistike ne ate vend dhe te rrisin numrin e njerezve qe e luajne futbollin te te gjitha nivelet. Dhe ky eshte pikerisht “produkti”, fjale aq shume e perdorur nga tellallet e devotshëm. Pra eshte levizja futbollistike si e tere, masivizimi,nepermjet te cilit derivohet edhe cilesia aq e kerkuar dhe e deshiruar. Por ne e kemi piramiden me koke poshte, qe mezi qendron ne kembe, dhe perdorin lloj lloj artificash per ta mbajtur ne ekuiliber.

Nuk eshte detyre e institucionit te futbollit te merret me superligen, ata duhet te veteorganizohen e te ecin perpara te pavarur. U gezuam te gjithe per Ekipin kombetar dhe per kualifikimin ne Europian, menduam se do ishte nje start i ri per levizjen futbollistike ne vend ne çdo nivel. Por jo, prej Europianit fituan vetem 2 persona; De Biasi qe e permiresoi rrogen me 2 mije euro ne dite dhe Duka qe privatizoi meritat per kualifikimin, por edhe 12 milion eurot per kete kualifikim. Levizja futbollistike fitoi “trofeun” Noc Rroku, atë qe ka marre ne te gjitha keto 25 vjet.

Sfidanti.al