Trajnerëve u kemi prerë gjuhën në shumicën e rasteve, por kur rebelojnë ca në mikrofon.. shtypet butoni i përgjimit nga “godina me gjethe”në FSHF. Këtë javë që përcollëm, dy trajnerë, më i miri i sezonit në vazhdim dhe më i miri i sezonit që kaloi, pra Tetova i Egnatias dhe Shehi i Partizanit, kanë lënë gjurmë në mikrofon, më shumë se ekipet e tyre në fushë…
Kur e pyetën trajnerin Shehi pas ndeshjes me Vllazninë për perfomancën zhgenjyese të “demave”, ka thënë pak a shumë: “ A do të na hiqen pikët të gjithëve në fund të kampionatit, përse u dashka të kërkoni nivel gjatë ndeshjeve..”
Ndërsa trajneri Tetova i Egnatias , shkoi edhe më larg, denoncoi një “tabu të vjetër”, dhunën pas ndeshjes me Erzenin : “ Kisha frikë gjatë ndeshjes sepse të fortët erdhën dhe na kërcënuan. Pati edhe përleshje fizike..”
Cilët ishin të fortët ? Edhe të fortët e Komisionit te Disiplines mbushin brekët ne të tilla raste. Thonë se ishte “dhunë e menaxhuar” me stil empatik , pra ata lart në zyra e dinin se çdo të ndodhte poshtë…në popull. Dhe në të tilla raste, nuk dënohet shpërblesa e dhunës, pritet të futet në rreth trajneri Tetova, i cili kallzoi frikën publikisht…
Sfidanti.al