Kur festën e Kombëtares e prishin …edhe “fëmijët e futbollit”

Një leksion moral i kampionit të madh të tenisit, Novak Xhokoviç, për futbollistët  e Kombëtares sonë  , që në ndeshjen e “lavdisë së fundit”  me Ishujt Faroe,  i lejuan vetes një sjellje të dyshimtë . Madje, mund  të pagëzohet si ..një arrati  kuqezi,  si në kohërat e vjetra!

Xhokoviç, pasi fitoi ndeshjen finale me italianin Siner, në turneun   e Torinos, ku ishin 8 tenistët më të fortë të  botës, kur përshëndeti publikun si fitues,  theksoi  edhe këto fjalë  të shenjta : “ Sot duhet të fitoja edhe për dy ëngjëjt e mi, dy fëmijët, djalin dhe vajzën, që ishin të pranishëm.”

Kurse futbollistët tanë të Kombëtares, tamam  në ndeshjen e fundit  me Ishujt Faroe, edhe pse na përlotën  kur  kënduan me pathos vargjet e himnit   “ ..se nga lufta veç ia largohet, që është lindur tradhëtar”, edhe pse disa prej tyre kishin marrë fëmijët, nipërit dhe mbesat për të parë magjinë e fundit kuqezi, s’patwn frikë  kur dhanë shfaqjen më të padenjë të sezonit.

Si kështu?  Në ditën që e shenjuam si “rilindja  e futbollit”,   nuk lejohej të flitej vetëm për  ekipet e ardhmërisë, ekipin Shpresa dhe kombëtaret e moshave. Ato të gjorat, që  me humbjet pa zë e pa propagandë, gati  me silenciator , thithën plot një dyzinë me gola, 15 apo 16 gola , sa s’ mbahen mend. Dhe “baballarët” nuk kërkojnë falje për zhgënjimin tek  fëmijët e futbollit, sepse po krenohen me ..burrat!

Sfidanti.al