Sikur t’i bënim një inventar dënimeve të Komisionit të Disiplinës, vetëm këto vitet e fundit , do të kuptonim edhe më mirë se sa i madh është futbolli ynë..kur flitet për dhunë! Dënon pa dallim moshe dhe seksi : fëmijë dhe “prinderit e tyre” .. burrat e topit, dënon edhe femrat kur bëjnë si burrat, madje dënon edhe të paprekshmit ..presidentët !
Këtë javë u dënuan dy presidentë të klubeve, Kapllanaj i Bylisit dhe Kokëdhima i Apolonisë. Njëri, mos të shkelë në stadiume për 4 javë, Kapllanaj, ngaqë tërhoqi ekipin nga fusha për disa minuta dhe tjetri, Kokëdhima, për sulmin ndaj zyrtarëve të FSHF-së në ndeshjet e femrave. Dënimi? Mos t’i shkelë këmba në stadiume për 365 ditë…
Po të të shkrepet dhe të krahasosh dënimet, të duket analizë e zbythët se si një braktisje kolektive e fushës peshoka më shumë për Komisionin e Disiplinës , se sa sulmi ndaj arbitrave? Këto janë gjëra të vogla, sepse , për fat, Komisionit apo “briskut të futbollit” i ka kaluar poshtë hundës “elefanti”! Si ka mundësi që nuk u dënuan edhe tifozët që shanë e fyen në kor presidentin e FSHF-së në ndeshjen me Andorrën…
Sfidanti.al