Trajneri i Lille merr vendimin për Zhegrovën

Edon Zhegrova nuk do të grumbullohet nga Lille për ndeshjen e të dielës ndaj Lens në kampionat. Sulmuesi dardan nuk është rikuperuar në kohë, me lajmin që është bërë i ditur nga trajneri Genesio. “Ne kemi shpresuar ta kemi në skuadër Zhegrovën për të dielën. Qartë se nuk prisnim që ai të ishte gati të luante nga fillimi pasi Edoni është jashtë për më shumë se tre muaj. Por në fund gjendja e tij nuk ishte aq e kënaqshme sa ta përfshijmë në skuadër”, ka thënë Genesio. Zhegrova mungon prej 3 muajsh e gjysmë.

sfidanti.al