Shehu protagonist edhe në Poloni

Pasi debutoi me Shqipërinë në ndeshjen ndaj Andorrës duke dhuruar një paraqitje mjaft të mirë, mesfushori i kombëtares Julian Shehu u shfaq protagonist me ekipin e tij në Poloni. Në minutën e 22-të, lojtari kuqezi i Widzew Lodz nuhati mjaft mirë golin ndaj Piast Gliwice, teksa ia doli që të dërgojë topin në rrjetë. Për Shehun ky është goli i dytë në elitën polake. Kujtojmë që 26-vjeçari u transferua te Lodz në vitin 2021, nga skuadra e Laçit. Futbollisti ka kontratë me skuadrën aktuale deri në 30 qershor 2025.

sfidanti.al