Presidenti Halili i Tiranës, në harkun e ditëve të javës, ka përjetuar dy momente ekstreme. Në prag të ndeshjes derbi, Halili i lejoi vetes një deklaratë pa frena: “ Do të fitojmë Derbin dhe finalen e Kupës së Shqipërisë”. Sapo Tirana bëri ritualin e zakonshëm, pra humbi me meritë ndeshjen me Partizanin, presidenti bardheblu është ndezur nga zemërimi,sidomos kur gazetarët i kujtuan se fantazma e madhe e Tiranës quhet Kastrioti. Fjalët e tij ishin të forta, nga ato që ndezin fitilin e gabuar për një ndeshje “jete” : “ Kastrioti është zero për Tiranën. Arbitrat, bashkë me derbin, na kanë vjedhur 20 pikë..”.
Përse presidenti Halili e shumëzoi me zero rivalin për mbijetesë? Perse pikërisht sapo ekipi i tij dorëzoi edhe njëherë “çelsat” në serialin e Derbit. Nëse është kaq e vërtetë se arbitrat i kanë vjedhur Tiranës një dyzinë me pikë, atëhere ç’ishte ajo deklaratë tymuese se Tirana do të fitoi Kupën e Shqipërisë kundër Kukësit, kur dihet se, sipas ritit që ka krijuar sistemi, në finalet e Kupës..arbitrat kanë ditën kur falen në “kishën e mëkatit”.
Sfidanti.al