Pep Guardiola të dielën fitoi sërish titullin kampion i Anglisë me Mancester Sitin dhe i bashkohet Zhoze Murinjos dhe Sir Aleks Ferguson që deri në këtë moment ishin të vetmit trajnerë që e fituan titullin në Premier League për dy vjet radhazi.
Pep Guardiolës iu deshën vetëm 3 sezone që të arrinte të fitonte dy tituj radhazi në futbollin Anglez për të qenë në lartësine e Fergusonit e Murinjos
Trajneri skocez, Ferguson, që është edhe tekniku që ka qëndruar më gjatë në stolin e Mancester Junajtid e përsëriti disa herë fitoren e premier Leagues për dy vjet radhazi (në 1992/93 dhe 1993/94, 1995/96 e 1996/97, 1998/99 e 1999/2000 dhe në 2007/2008). Sukseset e tij me Djajtë e Kuq kanë qenë kaq të mëdha saqë asnjë trajner tjetër nuk ka mundur ta barazojë atë
Ndërsa Zhoze Murinjo e arriti këtë sukses jo kur ishte në stolin e Mancester Junajtid, por si trajner i Celsit. Portugezi arriti të fitojë dy tiotuj radhazi në Premier League në sezonet 2004/05 dhe 2005/06.
sfidanti.al