2 fazat e para te kampionatit perveç se na shpalosen se cilet jane objektivat e skuadrave per kete sezon, na treguan gjithashtu se trajneret e huaj nuk ecën sipas parashikimeve.
Ne fazen e trete te kampionatit vetem 1 nga 10 skuadrat e kampionatit i ka dhene besim nje trajneri te huaj, pjesa tjeter pra 90% do jete vendas. Ai eshte Mladen Milinkoviç. Trajneri serb ka fituar besimin e drejtuesve te Luftetarit jo vetem per vendin ne klasifikim menjehere pas 4 ekipeve me te forta, por edhe per shkak te lojes qe ka shfaqur ekipi gjate ketij sezoni. Nuk kane qene te pakta rastet kur Luftetari ka vene ne veshtirsi skuadrat e medha. Jo vetem kaq, por loja e mire e ekipit ka bere qe disa prej lojtareve te tyre te jene nga me te kerkuarit ne kete merkato dimri.
Por ajo qe ra ne sy gjate festave te fundvitit ishte nderrimi i trajnerit Agostineli me Ilir Dajen tek ekipi i Skenderbeut. Nje ndryshim qe nuk i shkon pershtat 6 here kampioneve, por ne anen tjeter ka krijuar nje rreth vicioz mes ekipeve te kreut. Skenderbeu, Partizani e Tirana kane rrotulluar te njejtet emra ne vitin e fundit. Partizani hoqi Agostinelin per te marre Staroven, Skenderbeu hoqi Josen per te marre Agostinelin, Tirana hoqi Dajen per te marre Josen, pastaj Daja zevendesoi Agostinelin ne stolin e Skenderbeut. Ndoshta nuk ka vend ne bote ku 3 ekipet kryesuese te levizin te njejtet emra trajneresh, siç ndodh ne Kategorine Superiore.
Glenti Nallbani