Flakëron  “këpuca e artë” si trofe në lojën e dhunës..!

Është shfaqur “këpuca e artë”  në ndeshjen e Laçit dhe Partizanit, por jo ajo e famshmja që jepet për futbollistin që shënon më shumë gola. “Këpuca e artë” në futbollin tonë është një “trofe” në garën e dhunës, që lëshohet   nga tribunat ku qëndrojnë “vipa-t”   për futbollistët. Siç ndodhi  në këtë rast, dikur  jepej  për arbitrat ! Gjatë ndeshjes në stadiumin e Laçit, një “vip”  ka flakëruar një këpucë në adresë të futbollistit të Partizanit, Bytyçi! Për fat ,tjetrën e mbajti për vete..

Tani, në  skenë futet  Komisioni i Disiplinës ose siç njihet në qarqet e topit si “gijotina e gjobave”. Thonë se  ka nisur zhbirilimi i  situatës për të gjetur  këpucëhedhësin. Ne korridoret e FSHF-se  perflitet se ajo që dihet deri tani nuk është e pakët:  numri i këmbës dhe aroma e këpucës! Pale sikur viktima të ishte një zyrtar dhe jo nje futbollist, do të kërkonin shtëpi më shtëpi tifozin që ka mbetur me një…këpucë!

Sfidanti.al