“Fantazisti” portugez, Joao Mario u transferua me shumë bujë tek Inter, pas përfundimit të Euro 2016, për shifrën e 45 milionë eurove, mirëpo pavarësisht se nga “Zikaltërit” është larguar në vitin 2021, emri i tij vijon e përmendet brenda klubit italian. Tre vite më parë, kampionët e Italisë prishën kontratën me mesfushorin portugez, i cili u transferua te portugezët e Benfica, mirëpo skuadra tjetër portugeze, Sporting Lisbon, nga ku Inter bleu kartonin e Joao Mario në vitin 2016 ka konstatuar se manovra e bërë ka aktivizuar një klauzolë që ka qenë prezente në kontratën e futbollistit në momentin që ky i fundit u transferua në Milano. E thënë ndryshe “Zikaltërit”, nuk mund të transferonin “fantazistin” te një tjetër klub portugez pa derdhur fillimisht shifrën e 30 milionë eurove, në arkat e Sporting. Prej 3 vitesh tashmë kampionët në fuqi të Liga NOS janë duke u përpjekur për të siguruar milionat e “vjedhura” nga “Zikaltërit” dhe prej disa kohësh tashmë çështja është dërguar nga Gjykata Sportive në Luzanë, KAS, me shpresën për të fituar milionat e kërkuara.
sfidanti.al