“Elefanti i zi” që zmadhon futbolli dhe sytë që s’e shohin..

“The elephant in the room” ose elefanti ne dhome, anglezet e perdorin si metafore per nje problem te madh dhe te dukshem nga te gjithe, por per te cilin askush nuk flet. Mu duk shume e ngjashme situata me ate se çfare ndodh ne futbollin tone. Elefanti po rritet perdite e me shume duke e zene te gjithe hapesiren e mundshme ne kete dhome te vogel e cila nuk po ka më vend per anetaret e familjes. Shikojme se si po dalin jashte dhome, një nga një, per t’i lene vend elefantit te pangopur i cili po rritet e po fryhet perdite e me shume. Kete fenomen shërbyesit e palodhur po duan ta krahasojne me nje tjeter shprehje frazeologjike po angleze “black sëan” ose mjelma e zeze. Eshte nje fenomen i rralle, sic eshte e rralle edhe mjelma e zeze. Besoj se i keni degjuar tellallet te thone se ndeshje shiten ne te gjithe boten, qe federata nderton stadiume gjithandej, qe arbitrat bejne gabime gjithandej, qe pushteti perqendrohet ne duart e nje personi gjithandej, etj etj pra, gjithandej keshtu funksionon.

Ne fakt duan te na shesin “Black sëan” per “The Elephant in the room” pra ate qe ndodh prej javesh ne kampionatin tone duan te na e paralelizojne me fenomene te ngjashme, por qe jane perjashtim nga rregulli i pergjithshem( dhe qe luftohen me vullnet dhe sistematikisht) ne kampionatet europiane. Madje jane aq te zellshem ne shplarjen qe duan t’i bejne publikut, saqe kane bere edhe sajesa e miksime duke dale me teorine ” Black Elephant”. Pra qe elefanti eshte nje fenomen i rralle dhe s’kemi pse shqetesohemi, edhe pse e ka zene te gjithe hapesiren e dhomes, edhe pse po i eliminon te gjithe anetaret e familjes, madje e kanë hak ata që ngrene sadopak zerin. Nese ky flirtrim pervers me pushtetin  e vjedhur te futbollit tone, do te vazhdoje te ngjizet dhe te promovohet si fenomen trendi, dhoma e vogel e elefantit do te erresohet deri ne errësim te plote.

 

Ben Kulla