Ekuacioni i Superkupës, kampionët dhe të rrëzuarit ndërruan rolet

I mbani mend fjalet e presidentit Duka në fund të ndeshjes së Superkupës? Le të zgjedhim vetëm një frazë e cila ishte pikante: “ Të gjithë japin kritika për vonesën e Superligës,  por ekipet do të bëjnë një kampionat edhe më të mirë se ai që kaloi sepse janë përgatitur edhe më shumë, kanë bërë merkato më cilësore”.  Nuk i dridhet qerpiku presidentit, ta thotë këtë frazë në çdo fillim sezoni,  sidomos pasi ka perjetuar  finalen “apokaliptike” të Superkupës, ku nuk merrej vesh se cili ekip kishte dalë kampion dhe cili ishte rrëzuar në Kategorinë e Parë. Bile, trajneri Panuçi, gjatë ndeshjes, kur kishte mësuar se ekipi që po sundonte fushën nuk kishte dalë kampion, por kishte dalë nga dera e Superligës, kishte pyetur: “  Si  ka mundësi që ekipet kanë ndërruar rolet?”.  Shefi shqiptar e ka qetësuar “punëtorin” Italian me nje shpjegim tejet modest: “ Edhe në futbollin anglez ekipet e kategorisë inferiore kanë bërë shumë çudira nëpër Kupa..”

I fajësuar, madje edhe i akuzuar si krijues i planit për fundosjen e Tiranës, presidenti është ndjerë i realizuar, deri në krenari, kur Tirana pas Kupës, rufiti edhe Superkupën. Ishte gati të thoshte se ne cilin vend tjetër ndodh që një ekip “i vdekur” në Superligë , të ngallet dhe të fitojë dy trofe sa hap e mbyll sytë. Kjo s’kishte ndodhur jo këtu, por edhe në Europë.  Dy trofe që na kanë hutuar kaq shumë në këto momente, sa pak njerez  kujtojnë faktin se Tirana e kishte pirë Kupënende  pa filluar dasma, ndërsa  në finalen e Superkupës, luajti vetëm sepse kundërshtari me kurorë në kokë nga kampionati kishte  dërguar në fushë vetëm fanellat…

Sfidanti.al