Komentatori sirian bën të harrohet lufta, qesh dhe qan me futbollin

Një komentator sirian “pushtoi” botën, duke bërë që të harrohet lufta në atë vend. Përfaqësuesja e Sirisë, në një ndeshje, me të vërtetë, dramatike, arriti një sukses historik, pasi një futbollist i saj arriti që ta barazonte rezultatin në 2-2 në min. e 92-të, si ekipi vizitor, në Teheran, duke luajtur me homologen e Iranit dhe duke siguruar një vend në fazën play off të Kupës së Botës Rusi 2018.

Sikurse e dinë të gjithë, Siria, gjatë këtyre viteve të fundit, është bërë një vend, nga ku vijnë vetëm lajme të këqia, sidomos, për gjakun e derdhur të fëmijve të pafajshëm, por, tani, më në fund, erdhi edhe një lajm i mirë, një sukses sportiv që po festohet me të madhe në këtë vend martir, pavarësisht sesa e vështirë dhe tragjike është situata në këtë vend arab.

Këtë e tregoi edhe komentatori sirian që transmetoi ndeshjen e latpërmendur dhe që, me thirrjet e të bërtiturat e tij plot pasthirma të notave më të larta, herë duke qeshur dhe herë duke qarë, me një eufori e pasion të pazakontë, bëri që të harrohen “punët e këqia” në Siri.

Sfidanti.al