E rrallë: Kur arbitrat komandohen për ..”drejtësi hyjnore”

Dhe vjen një ditë, nga ato të shënuarat , kur arbitrat vendosin “drejtësi hyjnore”.  Dy ndeshje janë ndarë me peshore farmacie këtë javë. Njëra sipër dhe tjetra poshtë! Dinamo-Vllaznia në Superiore dhe Bylisi  me Elbasanin..për Kategorinë e parë.  Dy ndeshje ku dukej sikur arbitrat kishin ardhur nga jashtë si vite më parë dhe askush nuk “pipëtinte” në fushë! Siç duket, edhe porosia nga “komiteti”  paska qënë speciale : mbajini  në fije të perit, as këtej e as andej!

Dinamo dhe Vllaznia , me meritë  humbësja dhe fituesja,  me thënë të vërtetën, janë ekipet që nuk kanë “frikë nga arbitrat” këtë sezon! Si dikur Tirana kur kishte 100 vjetorin, si Partizani një vit më parë.  Nëse ka “rebelë” që thonë publikisht, siç ndodhi një javë më pare me Skenderbeun,, se arbitrat janë të komanduar, këto të dyja, pra Dinamo dhe Vllaznia, janë gati t’i përgënjeshtrojnë këto ..shpifje!

Dhe kështu ndodhi edhe në duelin e tyre ! Nëse nuk do të kishte qënë ai gol mbresëlënës i shkodranëve,  do të kishim një barazim  farmacie , ku më i miri  i të mirëve do të kishte qënë arbitri !

Sfidanti.al