Tregojnë një sekret : çunat e FSHF-së kur shkonin në kishë ndiznin dy qirinj: një për të vdekurit dhe një për të gjallët. Pra, një për kampionatin, që nuk jeton më për tifozët dhe një për të gjallët, futbollin e Kombëtares. Ata që na bëjnë krenar ..edhe kur dalin të fundit. Të fundit, ama u nisëm për të dalë të parët. Ky viti 2025-së i cili ka prekur edhe “ishullin e lumtur” ..Kombëtaren tonë, ishalla ka fund te lumtur…
Na ka mbetur vetëm një Armando që nuk dëmtohet dot, që i ka gjunjtë e “betonuar” , “talenti i fronit”, sepse ai fushës, Armando Broja, po kalvaret nga dëmtimi në dëmtim! Brojën, kalanë e sulmit tonë, e morrëm në sysh. Një dreq e di se si e shikon më shpesh mbi barela sesa në këmbë.Kurse Uzuni, mohikani i fundit i golave në Europë, nga hero tek Granada.. është ngujuar në tribunë ! Nga dashuria e madhe tek tradhetia e klasit te lartë !
Sapo e shpallën mbretin e golave , rekordmenin e historisë se klubit te Grenadas, u shfaq “ferri i futbollit”…ajo pjesë që lidhet me paratë! Dhe kulmi arriti me Asllanin tek Interi, që pasi humbën derbin e Superkupës me Milanin , me një përmbysje rolesh dhe golash , e “ballcamosën” me kritika sikur ta kishte mbi supe ekipin mw shumë se Barela dhe Çalanogluja..
Sfidanti.al