Do ta fitojmë Europianin apo Europiani na ka fituar…

Jemi Shqipëria dhe nuk na ndalon kush të ëndërrojmë.. pa kufi ! Edhe pse të gjithë festuan bashkë një kualifikim të bujshëm, tani që po fillon Europiani, jemi ndarë para “tortës”. Më modestët thonë se do ta shijojmë Europianin siç thote  slogani në Olimpiadë, ku mjafton të marrësh pjesë dhe nuk ka rëndësi vendi në renditje.

Të tjerë, që ndezin lojën e fantazisë,  parashikojnë se do t’ia bëjmë gjëmën njërës nga tri ekipet, Italisë, Spanjës dhe Kroacisë. Ka edhe nga ata që kapërcejnë orbitën kuqezi, me në krye presidentin Duka, që vënë “bast” se do të dalim në krye të grupit , pasi i kanë rënë në kokë se Italinë e mundim 1-0 ! Këtu tregohet modest dhe nuk na tregon se cili e bën golin…

Kur jemi në shtëpi, pra në Shqipërinë tonë të dashur, përrallën e gjumit na e tregojne politikanët. Një herë në 8 vite, kur ndodhemi midis më të fortëve të Europës në futboll, përrallën na e tregon “politikani i futbollit”…presidenti Duka.  Përse presidentët e tjerë , të mëdhenjtë, ai Portugalise, Frances apo Anglise,  dhe të vegjëlit e Europianit, nuk i lejojnë vetes parashikime, kurse “orakulli kuqezi” nuk ndalon protagonizmin e shfrenuar! Mburret se arritëm të parët në Gjermani , krekoset ne foto   se kemi qepur kostume “magjike” për në Europianin, një lloj veshje si materiali  e “supermenit”..

Sfidanti.al