Ç’ishte kjo hata me Skënderbeun? Fajin e ka ajo nxjemja e ..frikshme

Zoti Takaj, fali edhe këtë herë [unat sepse nuk do ta përsërisin më ! Nuk është një lutje që na e dëgjojnë veshët, por sepse na duket sikur kemi nevojë për të. Skënderbeu është mundur “brenda mureve të kalasë” së Kor[ës dhe tifozët janë zemëruar me sjelljen e padenjë të kampionëve të tyre. E kishin harruar me sukses humbjen në Durrës, kur fap erdhi edhe kjo tjetra, më djegëse akoma, kur kundërshtari ta këndon “serenatën” në fushë edhe me 10 vetë! Si ndodhi prapë gjëma? Qënka bërë një mbledhje, nga ato të fortat, ku presidenti dhe futbollistët më shumë nuk kanë folur se sa kanë folur, nga ato për të cilat thuhet se kur flasin sytë nuk vlen goja ..
Dikush paska zbuluar se thembra e Akilit në këtë turperim-humbje nuk paska qënë as shpirti gjysmak i garës, nuk qënka as punë truri që nuk funizohej me gjak në 90 minuta, por një patologji e re..për një humbje sipas stilit të vjetër! Futbollistët e Skënderbeut kur paskan dalë nga pushimi i pjesës së parë, disa minuta më parë se Teuta, kanë bërë një nxemje aq të “frikshme” dhe harbuese, sa të gjithë që ndoqën skenën besuan se e mjera Teutë ku do të futej ato 45 minuta te mbetura! Por ndodhi si në filmat e Hi[kokut, që shikuesi driblohet nga regjizori. Në pjesën e dytë, futbollistët e Skënderbeut nuk ishin më ata të vrullshmit e nxemjes, që paskish qënë ..vetë loja
Sfidanti.al