Sabah Bizi, mohikani i fundit i futbollit shkodran, ka mbyllur sytë për herë të dytë. Disa vite më parë humbi dritën e shikimit, kurse disa ditë më parë humbi ..dritën e jetës. Se cili ishte në futboll e thanë të gjithë të gjallë dhe të “vdekur”, ajo që nuk dihet është se Saba-ja , kur flitej për futboll, “shikonte” më shumë se të tjerët. Në Shkodër, ku me topin dhe me fjalën kanë xhongluar si mjeshtrat e mëdhenj, thanë se Bizi dhe futbollistët e sotëm i ndajnë male , nuk u bashkokan dot. Saba-ja plot talent dhe pasion i mbushte stadiumet, kurse futbollistët e sotëm e kanë “punë” edhe kur stadiumi është i zbrazuar..
Disa kohë më parë, meshtri i madh i topit, Sabah Bizi, ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”. Si[ dinte vetëm ai, ka mrekulluar për herë të fundit, si dikur në fushë. Nuk i shpetonte asnjë ndeshje dhe kur fliste ishte aq i qartë dhe qortues me brezin e sotëm, sa leksioni shkonte edhe për bashkëmoshatarët e tij, ata me ‘”sy në ballë”, te cilët kanë zgjedhur të heshtin se futbolli sotëm nuk ka tifozë, por ka..politikë !
Sfidanti.al