Milani është mposhtur në përballjen direkte për Champions League ndaj Juventusit. “Djalli” u shemb nën goditjet e bardhezinjve pa mundur të reagojë. “Në pjesën e parë ishte një ndeshje më e ekuilibruar në të cilën kishim më shumë mundësi, pastaj në pjesën e dytë ata kishin më shumë dëshirë për të fituar, më shumë uri. Jam i shqetësuar sepse gjithmonë duhet të kemi dëshirë për t’u rritur dhe përmirësuar për të bërë mirë, por unë jam ai që duhet të ndryshoj këtë qëndrim dhe këtë mentalitet të lojtarëve”.
Trajneri portugez, megjithatë, nuk e drejtoi gishtin te lojtarët më të evidentuar: “Ka edhe të tjerët, nuk mund të fshihen. Nuk mund të vihet gjithmonë gjithçka mbi supet e Hernandezit, Leaos apo Maignan. Duhet ta shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe të kuptojmë se si mund të bëjmë më shumë, sepse nuk është e vërtetë që nuk jemi në nivelin e skuadrave të tjera të mëdha në kampionat. Megjithatë, nëse nuk ke dëshirën e duhur, që për mua është aspekti më i rëndësishëm, nuk do të shkosh askund. Për mua kjo mungon”.
sfidanti.al