Janina nga Tirana janë minimalisht 300 km larg dhe gjeografikisht nuk kanë asnjë lidhje. Gjithsesi, në këto ditë të ftohta janari, Tirana, ajo e futbollit, po përjeton orë të zymta si ato të Janinës shumë dekada më parë. Në këngën epike dedikuar orëve të fundit të Pashait në sarajet e tij buzë liqenit piktoresk, Tirana bardheblu mund të portretizohet shumë mirë. Kësaj Tirane dhe tifozëve të saj po u shikojnë sytë një humnerë të madhe, shumë të madhe. Nëse tmerri i Janinës u mbyll brenda pak ditëve apo javëve, ky i Tiranës po vazhdon prej vitesh dhe agonia duket se nuk ka fund dhe ky është dënimi më i tmerrshëm që mund të marrë një stemë e njerëzit që e duan. Sot Tiranës po i shikojnë sytë vetëm zi.
sfidanti.al