Kur tifozët e Tiranës kanë shpalosur banderolën me “Pinokun”, që i zgjatej hunda duke bërë ironi me presidentin e tyre Halili, sepse në ato momente, pikturuam me mendje një “Pinok” tjetër, më të madh se ai që shikonim, që t’i ngjasonte sadopak presidentit Duka. Nëse hunda e “Pinokut” të tifozëve bardheblu pushtoi disa radhë në stadium, sikur të kishim sajuar një koreografi për presidentin Duka, për mbretin e gënjeshtrës, me siguri hunda do të ishte aq e madhe, sa “Arena” e Elbasanit, do të dukej si mos më keq për nga përmasat. Cili piktor do të ishte kaq i zoti sa t’i jepte përmasat që meriton “Pinokut” që na ka gënjyer mrekullisht në këto 16 vite, duke na shëtitur me topin e shfryrë edhe nga “parajsa” në ferr. Madje, për hir të së vërtetës, dhe na kanë pëlqyer përrallat e tij në disa momente historike për kombin dhe për të ..pavërtetën. Kujtoni ditët pas Europianit, disa qytete u gridën mes tyre, sepse donin të ishin të parët për ta graduar “Nderi i Qytetit” , pikërisht Pinokun, që talentin më të madh e tregon kur çnderon futbollin, më shume se kur e nderon atë.
Në ditët e përrallës ndërkombëtare të Francës, e lejuam veten të blinim me shumë para suksesin , aq paturpësisht, sa kolektivisht varrosem ndërgjegjen dhe këndonim me zë të lartë: “ O sa mirë me qenë shqiptar”. Përse nuk duhet të këndojmë prapë, kur Kukësi del kampion apo Tirana fiton Kupën e Shqipërisë? Ku ka ndryshuar morali, sa për të patur kaq shumë indinjatë. Dikush mund të spiunojë dhe të thotë se këto dy ekipe, që u shpallën fituese të trofeve, i kemi kapur në flagrancë gjatë sezonit në “krevatin e mëkateve”. Sa herë e kemi falur Kombëtaren kur na tradhëton në mënyrë “patriotike” si me Serbinë dhe me Izraelin se fundi, përse shtirremi sikur jemi nryshe kur flitet me klubet. Pastaj, në kohën e Pinokut, futbolli i vërtetë është një ves i keq, që nuk sjell para, kurse futbolli plot me hile dhe me prapaskena, me pazare dhe trukime, është ajo që na mban gjallë sepse kemi vite që ..investojmë.
Sfidanti.al