Interi e vendos emrin mes skuadrave kandidate që kërkojnë shërbimin e Andrea Belottit. Klubi zikaltër, sipas të përditshmes torineze ‘Tuttosport’, i ka bërë Torinos një ofertë prej 70 milionë Euro për shërbimin e Belottit si dhe 3 futbollistë të tjerë, një ofertë kjo e cila u refuzua nga presidenti i klubit granata, Cairo. Ky i fundit është i vendosur që të mbajë Belottin edhe të paktën për një sezon, ndërkohë që kontrata e futbollistit ka të përfshirë një klauzolë për zgjidhjen e saj prej 100 milionë Euro, klauzolë kjo që është e vlefshme vetëm për klubet joitaliane. Vetë futbollisti, deri në këtë moment është shprehur i gatshëm për të qëndruar te Torino të cilin do të kërkojë që ta ndihmojë të luajë në Europa League, ndërkohë që ai dëshiron të blindojë vendin e tij në kombëtare për Botërorin e Rusisë, por me zërat e merkatos që po qarkullojnë, do të jetë e vështirë për të që t’i rezistojë tundimit për të provuar një aventurë të re në ndonjë kampionat tjetër.
sfidanti.al