Andres Iniesta nuk e fsheh se ai ka dëshirë që të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona deri në fund të karrierës së tij në fushë, por, ndërkohë ky futbollist as spanjoll është i vendosur se ai nuk ka ndërmend që të luajë ndonjë rol episodik tek ekipi katalonjas. Kontrata e Barcelonës me këtë futbollist mesfushor gjenial mbaron në qershor 2018 dhe, nëse ndodh që të dyja palët nuk do të gjejnë dot gjuhën e përbashkët, ka shumë mundësi që Iniesta të largohet nga “Kam Nou”. Bisedimet, në fakt, janë në zhvillim e sipër dhe Juventusi po e ndjek me vëmendje të madhe situatën rreth Iniestës, ndërkohë, sikurse thuhet, ky klub italian po përgatit një ofertë.
Por, Iniesta ka lënë të kuptohet hapur se aspekti financiar atë, në përgjithësi, nuk e preokupon, pra, nuk është primar tek ky lojtar i jashtëzakonshëm. “Nënshkrimi i kontratës së re, në përgjithësi, nuk ka lidhje me aspektin financiar. Ekzistojnë disa gjëra private, për të cilat kam nevojë ende që të mendohem mirë, që të marr vendimin e duhur. Unë e ndej veten ende në formë mjaft të mirë dhe jam i relaksuar, ndërkohë që do të shoh edhe se çfarë më ofron Barcelona dhe se cilët përforcime do të marrë ajo gjatë verës. Kur t’i peshoj të gjitha këto gjëra, atëherë, do të vendos. Sidoqoftë, unë jam i sigurt për një gjë, se, nëse nuk do të luaj më me Barcelonën, nuk do të luaj as kundër saj. Gjithnjë, kam ëndërruar që ta mbyll karrierën me këtë ekip”, thotë Iniesta që, në fakt, ka shërbyer si rezervë në numrin më të madh të ndeshjeve nën drejtimin e Luis Enrikes që preferonte më shumë Andre Gomeshin.
Sfidanti.al