Çfarë na mësoi Fulvio Pea? S’kemi futboll, kemi ..Dukën!

U prezantua si një risi revolucionare për futbollin shqiptar por largohet si një njeri normal e me shumë elozhe për ata që i besuan çelësat e magazinës kuqezi por sot nuk marrin përgjegjësinë për të bërë një analizë të arritjeve të tij. Drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Futbollit, Fulvio Pea ka njoftuar se do të largohet nga pozicioni i tij, me anë të një postimi në rrjetet sociale ku nuk nxjerr asnjë përfundim por fokusohet tek ajo që njerëzit pranë FSHF-së dinë të bëjnë shumë më mirë, falënderimet ndaj fuqisë hyjnore që e ngriti në një pozicion që as në ëndrrat më të ëmbla nuk do ta kishte parë gjetkë nëpër Europë.

“Dua të shpreh falënderimet e mia të sinqerta dhe të përzemërta për Presidentin A. Duka, i cili për mua përfaqësonte shumë më tepër sesa një udhërrëfyes institucional: një Maestro të vërtetë. Besimi i tij, vizioni i tij, mësimet e tij dhe shembulli i tij kanë pasur një ndikim të thellë në udhëtimin tim dhe do të mbeten një referencë e rëndësishme për të ardhmen time”, shkruan Pea.

Elozhe në shkallën superiore që fitoi pa meritokraci një post që në fund të fundit reflekton kotributet e një karriere të tërë e që me shumë mundësi mund ta kishte merituar dikush tjetër, mbi të gjitha shqiptar por që ndoshta nuk dëgjon nga veshi ku flet presidenti i FSHF-së.

Pirro Bardhyli