Futbolli dhe Big Brother, kujtoni se nuk janë “binjakë”?!

Futbolli dhe Big Brother, ku bashkohen dhe ku ndahen? Bashkohen meqë  skema është me eleminim dhe në fund mbeten 4 personazhe  dhe ndahen se  në “Big” do t’i shkosh pas produksionit, në Superiore do t’i bindesh me përulësi “regjizorit”. Egantia kampione, për shembull, kur doli nga skenari  dhe rebeloi në ndeshjen me Vllazninë,  tamam në ditën kur presidenti ishte në tribunë, e dënuan me “pushkatim”… nga koka tek këmbët!

Pse e kujtuam Big Brother? Sepse pas ndeshjes Partizani –Vllaznia, ku shkodranët i dhanë leksionin e radhës Partizanit , sidomos  trajnerit Kërnaja, pati një moment pikant në mikrofon. Të dy trajnerët hodhën romuze ndaj gazetares Sako për praninë e saj në “Big Brother”. Reagimi i saj ishte habitor: “ Se ç‘paskan trajneret sot. Nuk paska qënë një superndeshje, paska qënë një çmenduri. I pakënaqur Kernaja, i pakënaqur edhe Martini që fitoi”. Si vjen puna, po të hysh në Big Brother qënka  “mënçuri”, po ta përfolën pjesëmarrjen..qënka çmenduri !

Sfidanti.al