Botërori i Katarit dhe Infatinos, autogol apo gol kur vritet një komb….

Botërori i Katarit është pagëzuar “botërori i mrekullive”, por ajo që ndodhi në ndeshjen Zvicër-Serbi me tifozët e të dyja skuadrave është një mrekulli më vete! Tifozët serbë u shfrenuan botërisht duke sharrë dhe duke hedhur parrulla ekstreme si “vritini shqiptarët”, kurse tifozët shqiptarë të Zvicrës nuk u lejohej të luanin as me gishtat e tyre për të bërë shenjën e shqiponjës, lërë pastaj po të shikonin me flamurin kuqezi! The Guardian në Angli kryqëzon serbët dhe FIFA-n për “kombinimin” e trupshëm në sytë e gjithë botës…

Po në cilën anë është kjo FIFA? Në ditët e para të Botërorit, vetë Infantino, shefi planetar i futbollit, në një moment të përndritur, përmendi kryeministrin Rama për “derën e madhe” që u hapi afganëve. Po kur është Botërori i Katarit dhe Infantinos, pse nuk hapen dyert e stadiumit njëlloj si për serbët dhe për shqiptarët? Në një mbrëmje që luheshin dy ndeshje, njëra politike dhe tjetra me topin , serbët humbën me meritë ndeshjen në fushë për të cilën bëhet Botërori , por “fituan” ndeshjen e dhunës, kuptohet me ndihmën e arbitrit (FIFA-s) ku kulmi arriti kur kërkonin në kor vrasjen e një kombi tjetër…

Sfidanti.al