35 euro bileta me Çekinë, do “pranojë” të luajë Kombëtarja!

Sa herë që luajmë në fushën e kundërshtarit, siç janë këto dy ndeshjet e radhës me Çekinë dhe me Gjeorgjinë, mungojnë dy gjëra shumë të “rëndësishme”. E para : nuk dëgjojmë të thuhet fraza “vrasëse” …biletat u shitën! Dhe e dyta: nuk shfaqet “kasandra” për të na shpallur fatin e ndeshjes nese do ta fitojme apo do ta humbasim.

E dini sa është çmimi i biletës për ndeshjen me Çekinë? 35 euro do të jetë bileta më e shtrenjtë! Akoma më poshtë..çmimi i biletës me Gjeorgjinë.  Një zot e di se si do të “pranojë” të luajë Kombëtarja jonë me këtë çmime proletare , kur vetëm në ndeshjen e fundit, atë me Gjeorgjinë, ku nuk shkuam dot një herë në portën kundërshtare,  biletat në tribunën përballë, pra në karshi, kapën kuotën  rekord..10 mijë lek të reja .

Sfidanti.al