Rikthimin në Kombëtare, Daku e feston me gol

Mirlind Daku ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në kampionatin rus, ndërsa skuadra e tij Rubin Kazan fitoi me rezultatin 2-0 përballë Akhmat Groznyi. Pas një sulmi nga e djathta, sulmuesi kuqezi ka arritur të finalizojë me kokë golin e dytë për skuadrën e tij në javën e 11-të të kampionatit rus. Kështu sulmuesi kuqezi e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme rikthimin në Kombëtare, pasi përfundoi dënimin e dhënë nga UEFA. Tani është në dispozicion të trajnerit Silvinjo për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, me Çekinë dhe Gjeorgjinë.

sfidanti.al